Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare vajza e Mitrush Kutelit

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e shkrimtarit Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. Mësohet se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Kush ishte Atalanta Pasko?

Ajo ka lindur më 23 Prill të vitit 1951 në Tiranë. Familja e saj e kishte origjinën nga Çamëria. Ai nisi punën në moshën 21-vjeçare në Kinostudio “Shqipëria e re” në montazh. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë si “Dhuruesit e jetës” dhe Higjienë” me regji të Mit’hat Fagut.

Pasko ka bërë montazhin e mbi 20 filmave artistikë si “Gjeneral gramafoni”, “Nusja dhe shtetrrethmi”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Fushë e Blertë, fushë e Kuqe”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, etj.

Zjarr Tv Ad