Vuçiç bisedon me shefin e UNMIK-ut për situatën në Kosovë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot në Beograd me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe shefin e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) Zahir Tanin për situatën në Kosovë dhe për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të shqyrtohet raporti i fundit për punën e UNMIK-ut, transmeton “Zëri.info”.

Siç është njoftuar nga kabineti i tij, Vuçiq ka dënuar ‘sulmin’ ndaj zyrtarit të OKB-së gjatë intervenimit të njësive speciale policore në veri, kur është lënduar dhe një pjesëtar i UNMIK-ut, që “paraqet përpjekje për komprometimin e misionit të OKB-së në Kosovë”, raporton RTV.rs, transmeton “Zëri.info”.

“Roli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është me rëndësi thelbësore për Serbinë”, theksoi Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se në seancën e ardhshme të KS-së do të jetë e mundur të bisedohet për situatën aktuale në Kosovë, si dhe mënyrat se si OKB-ja, UNMIK-u dhe të tjera misione ndërkombëtare në Kosovë, mund të kontribuojnë për stabilizim të situatës.

 

Zjarr Tv Ad