Vuçiç dhe homologu austriak flasin për Kosovën

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Austrisë, Aleksader van der Belen, nisi vizitën dyditëshe në Serbi, ku u prit nga presidenti i këtij vendi, Aeksandar Vuçiç.

Dy liderët mbajtën një takim dypalësh, pas të cilit Vuçiç tha se Austria është mike e Serbisë dhe se ajo mbështet rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

“Kemi folur edhe për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Kemi qëndrime të ndryshme për Kosovën, por e informova se ne jemi të gatshëm të bisedojmë, se dialogu është i hapur dhe se është e nevojshme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Sipas tij, Belen bëri me dije se Bashkimi Evropian tashmë ka probleme brenda shteteve anëtare dhe se nuk do të reja, andaj, transmetoi Vuçiç, për anëtarësimin e Serbisë në BE, Beogradi dhe Prishtina duhet t’i zgjidhin problemet.

Austria, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, “me gjithë zemër e mbështet pranimin e Serbisë në BE dhe kjo vizitë është një provë e vogël për këtë”, tha presidenti austriak, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

 

 

Zjarr Tv Ad