Vuçiç flet me Putin për Kosovën

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mendon se hapësirat për një kompromis me Kosovën janë të pakta. Në takimin me homologun rus, Vladimir Putin, ai kërkoi mbështetje por edhe partneritet më të fortë dypalësh. Serbia nuk ka shumë shpresa se mosmarrëveshjet me Kosovën do të mund të zgjidhen me kompromis.

Duke folur të mërkurën nga qyteti turistik i Soçit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i deklaroi homologut rus Vladimir Putin se ai beson në mbështetjen e Kremlinit për ruajtjen e integritetit territorial dhe interesat kombëtarë të vendit.

“Çdo takim me ju është me rëndësi të madhe për Serbinë. Por më duhet t’ju them se nuk jam aq optimist për arritjen e një kompromisi final midis Beogradit dhe Prishtinës, këtë do e diskutojmë më vonë,” deklaroi Vuçiç.

Para takimit me dyer të mbyllura, palët folën edhe për zhvillimin e partneritetit, që sipas Putinit po forcohet dita-ditës.

“Raportet tona po avancojnë, partneriteti ynë po konfirmohet dhe përforcohet përditë, si në sferën politike, atë ekonomike edhe për sigurinë,” deklaroi Putin për publikun.

Në orët në vijim temat mes dy kryeshtetarëve do të variojnë nga Kosova, te zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe situata politike në Europë e në botë. Ky është takimi i 17-të mes tyre dhe Vuçiç ftoi homologun ta vizitojë sërish Beogradin së shpejti.

Zjarr Tv Ad