Vuçiç flet për Kosovën: Koha e vdekjeve ka kaluar

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do t’i mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë më shumë dhe më fuqishëm  sesa ata që i mbajnë ligjërata për këtë. Vuçiç ka potencuar se është e domosdoshme që serbët ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre historike, duke thënë se fakti që nuk iu kundërvihet shqiptarëve dhe të tjerëve nuk iu kundërvihet me fjalë të forta, “kjo nuk paraqet dobësinë tonë [serbëve]”.

“Kjo nuk do të thotë se ne do t’i japim dikujt diçka nga interesat tona kombëtare. Të gjithë ata që tash rrahin gjoks, ose i kanë dhënë tashmë të gjitha, ose do t’ua jepnin të  tjerëve atë që është e jona”, tha Vuçiç.

“Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe kaherë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç në bisedë me qytetarët në Varvarin, në afërsi të Veliko Drenovo të Dobrica Qosiçit, autorit të trilogjisë “Koha e vdekjes”, përçoi mesazhin se dëshiron të besojë se “koha e vdekjeve ka kaluar, dhe ka ardhur koha e jetës së fëmijëve tanë”.

“Për ne, gjëja më e rëndësishme është t’i përkushtohemi të ardhmes, të mendojmë për punë. Mos u shqetësoni, siç e kam bërë në ballafaqim me Thaçin edhe më fuqishëm do të mbroj interesat e Serbisë, sesa ata që ne të mbajë leksione mua, sepse unë e dua Serbinë dhe popullin tonë”, tha ai.

Ai rikujtoi se, “në vitet ’90 derisa kemi folur luftërat, nga Serbia njerëzit janë shpërngulur dhe Serbia duhet të mbrohet me natalitet më të lartë”. 

Zjarr Tv Ad