Vuçiç kërcënon Kosovën: Do ndërmarrim masa serioze

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar dje me numrin tre të Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e dialogut dhe heqjen e taksës. Vuçiç e ka paralajmëruar diplomatin amerikan se Serbia do të marrë masa kundër veprimeve të Prishtinë, në një periudhë të shkurtër kohore. Ai gjithashtu është ankuar tek Hale për platformën e dialogut që dje ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke thënë se ajo platformë nuk lë vend për negociata dhe është kundër vazhdimit të dialogut.

“E kam paralajmëruar prej kohësh Mogherinin dhe ekipin e saj se miratimi i asaj platforme nuk lë vend për kompromis, dhe për këtë arsye ajo si e tillë është kundër dialogut, sidomos kur ka refuzim kokëfortë të Prishtinës për të shfuqizuar taksën ndaj produkteve serbe që është e paarsyeshme dhe e dëmshme”- ka thënë Vuçiç shkruan B92.

 

Zjarr Tv Ad