Vuçiç kërkon heqjen e flamurit të Kosovës në Stamboll

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se në përurimin e Aeroportit në Stamboll, ka kërkuar nga organizatori të hiqet flamuri i Kosovës nga ceremonia ku kanë qenë të pranishëm edhe liderë të vendeve tjera, gjë që, sipas tij, edhe është realizuar.

Ai ka theksuar se dje pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin, me të cilët, nuk e shkëmbyer asnjë fjalë.

Presidenti i Serbisë po ashtu ka thënë se dialogu Kosovë –Serbi aktualisht është i “klinikisht i vdekur”. Por, sipas tij, është e nevojshme që të ketë bisedime, por të dihet se për çka të bisedohet.

Vuçiç ka thënë se dje u ka kërkuar organizatorëve, që në ceremoninë e inaugurimit të aeroportit të hiqet flamuri që, sipas tij, edhe ka ndodhur.

Shefi i shtetit serb, ndryshe ka folur për takimin me Erdogan, i cili, sipas tij, është realizuar me kërkesë të Erdoganit duke përmendur investimet dhe ndërtimin e rrugëve.

Zjarr Tv Ad