Vuçiç krah kryeministrit Rama dhe presidentit Macron: Le të trokasim në dru…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, morë pjesë sot në Samitin për ndryshimin e Klimës, në Glasgow të Skocisë.

Kreu i shtetit serb ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet së bashku me kryeministrin Rama, edhe nën shoqërinë presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Le të trokasim në dru…”, shkruan Vuçiç bashkangjitur postimit, ndërsa Macron troket tre herë në tavolinën aty pranë.

120 udhëheqës botërorë janë bërë bashkë sot në Glasgow për Samitin e Klimës COP26.

Delegatëve u është kërkuar të përshpejtojnë veprimet për ndryshimin e klimës dhe të angazhohen për shkurtime më ambicioze në emetimet e vendeve të tyre, të gjitha në një përpjekje për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Zjarr Tv Ad