Vuçiç mohoi masakrën e Reçakut, ish-deputeti pyet Ramën: I qëndron ftesës për ta sjellë në Tiranë në 21 dhjetor?

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se masakra e Reçakut është krim i fabrikuar, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama. Në një postim në facebook, Shehu shkruan se pas kësaj deklarate Rama duhet të shprehet nëse i qëndron apo jo ftesës për ta sjellë apo jo Vuçiç në Shqipëri, në mbledhjen e tretë për “Samitin e Shengenit Ballkanit”, që pritet të mbahet në Durrës.

Mesazhi i Shehut:

Mbas deklarates te Vucic per masakren e Recakut, Rama duhet te shprehet a i qendron fteses se tij per ta sjelle ate ne Tirane me 21 dhjetor se bashku me projektin “Shengen”!

Kryeminstri, tashme kur 21 dhjetori po afron duhet te sqaroje opinionin shqiptar, Rajonin e partneret ne lidhje me qendrimin e tij ndaj inisiatives se Vucicit per kete forme te “Jugosllavise se Re” nen lidershipin serb, ku Shqiperia eshte pjese dhe Kosova nen hije.

Ndersa reagimi i Rames ndaj deklarates millosheviciane te Vucicit ishte “sa per te lare gojen”, shume larg nga reagimet e ashpra amerikane etj, gje qe te ben te deduktosh se ai i qendron fteses per ate dhe atij “Shengeni”.

Ka ardhur koha qe Rama te pergjigjet per kete ceshtje te rendesishme, kur ne “loje” ka ngelur vetem trioja Vucic, Rama, Zaev me dirigjent Vucicin, i cili nuk nguron te perdore dhe me 2021-shin retoriken e Sheshelit ndaj atyre krimeve mostruoze, tashme qe Serbia jo vetem nenshkruan me Unionin Euroasian, por dhe ndersa NATO flet me shqetesim per nje afrim te metejshem te saj me Rusine.

Rama, pavaresisht nga fatkeqesite qe vendi ka pesuar keto jave nuk mund te fshehe te tilla “projekte” te rrezikeshme mbas tyre, per t’i vendosur pastaj ato mbi tavoline e per t’i bere fakt te kryer me 21 dhjetor, duke demtuar keshtu interesat tona edhe procesin e integrimit.

Zjarr Tv Ad