Vuçiç: Nuk ka dialog me Kosovën pa heqjen e taksës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini, me të cilën diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga mediat serbe, që i referohen kumtesës nga kabineti i presidentit serb, Vuçiç ka theksuar se “ndërprerja në dialog mund të tejkalohet vetëm atëherë kur Prishtina të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe të ndalojë me provokime, siç është Ligji mbi Statutin e Kombinatit  ‘Trepça’, i cili, nuk është asgjë tjetër veçse gllabërim i pronës serbe”, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se një gjendje e tillë është i paqëndrueshme dhe se masat e njëanshme të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti serb i tha shefes së diplomacisë evropiane se Serbia gjithmonë do të jetë e përcaktuar të punojë në interes të bashkëpunimit rajonal.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të vazhduar dialogun me Kosovën në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, nëse krijohen kushtet e nevojshme.

Zjarr Tv Ad