Vuçiç: Nuk lëshojmë pe në Berlin, ta harrojnë atë film

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur sot në Kinë rreth Samitit të Berlinit që do të mbahet me 29 prill me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Makron. Vuçiç shpreson që të dy palët të gjejnë një qasje të ‘balancuar’ për të trajtuar problemet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të bëhet një zgjidhje për të ardhmen.

“Në Berlin nuk do të ketë shtet tjetër që nuk e ka njohur përveç Bosnjës. Edhe ata do ta bënin atë, por serbët nuk lejojnë. Delegacioni ynë do të jetë i vetmi që do të kundërshtojë idenë e një Kosove të pavarur. Pozicioni ynë nuk është i lehtë, por sa i përket asaj që do të ushtrojnë presion që Serbia të bëjë disa lëshime, askush nuk do ta shoh atë film “,-u shpreh Vuçiç shkruan N1.

Se do të ketë presion mbi palën serbe, e kanë pohuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe, ka thënë se në Berlin nuk do të ketë vazhdim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se Serbia nuk do të rikthehet në dialog pa e hequr Kosova taksën.

 

Zjarr Tv Ad