Vuçiç pas bisedës me Macron: Kam një lajm të mirë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me bisedën e sotme me presidentin francez Emmanuel Macron, e cila është më e rëndësishmja deri më tani në takimet e tyre të ndërsjella.

Ai tha për mediat se “ka një lajm të mirë për Serbinë”, shkruan Euronews Serbia.

“Kam pasur një bisedë për shumë tema të rëndësishme me presidentin francez. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që erdha në Paris dhe që pata mundësinë të bisedoj me Emmanuel Macron për një kohë kaq të gjatë. Ka gjëra për të cilat nuk mund të flas. Ne biseduam për situatën në Kosovë, marrëdhëniet tona dypalëshe. Në fillim të vitit të ardhshëm pres vizitën e presidentit francez në vendin tonë”, tha presidenti serb.

Ai ka shtuar se i ka sjellë të gjitha dokumentet që flasin dhe vërtetojnë qëndrimet e Serbisë dhe ia ka dorëzuar bashkëbiseduesit.

“Ajo flet për seriozitetin e qasjes sonë, për dëshirën për të qetësuar situatën, por edhe për zhgënjimin e popullit tonë dhe si duket kur dikush për 10 vjet nuk përmbush atë që duhet të bëjë dhe atë që ka firmosur”, shtoi ai.

Vuçiç u shpreh se është biseduar edhe për perspektivën evropiane të Serbisë dhe për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e odave ekonomike dhe kompanive të tjera dhe çështje të tjera bilaterale dhe të tjera të rëndësishme.

Zjarr Tv Ad