Vuçiç: Po shtirem si i marrë, ende po besojmë se mund ta marrim Kosovën

0
12

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë sot se të gjithë në Serbi po shtiren si të marrë sa i përket çështjes së Kosovës.

Këto deklarata ai ka bërë teksa ka komentuar qëndrimin e Kishës Serbe, se ‘ nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës’.

Vucic ka thënë se nuk pret një qëndrim tjetër nga Kisha, dhe se do të respektojë atë.

Megjithatë ai ka thënë se duhet ballafaquar me realitetin, duke folur rreth asaj që Serbia e konsideron Kaçanikun si ‘zemra e Serbisë’.

Ai ka thënë se një gjë e tillë thuhet, megjithatë një pyetje që nuk mund t’i jep përgjigje, është nëse mund të shkojë dikush sot në Kaçanik e të  hap një institucion serb.

Ai ka shtuar se e di kundër çkaje janë të gjithë në vendin e tij, ndërsa është ankuar se ende nga askush nuk ka dëgjuar çfarë është ajo e që të ketë lidhje me realitetin.

“Po dëgjoj vetëm fjalë se Kaçaniku është zemra e Serbisë. A mund të shkoni atje e të hapni ndonjë institucion serb? Përgjigje në këtë pyetje nuk ka. Do të presim me vite, do të presim pesë milionë vjet. Meqë të gjithë po shtiren të marrë në Evropë, në botë, edhe shqiptarët, edhe ne, edhe unë do të shtirem i marrë. Duket se politika e tillë ecën mirë. Edhe unë do të bëhem i marrë dhe do të pushoj nga shantazhet, kërcënimet, presionet. Fakti se do të humbim para, investitorë, rrugë dhe shumë gjëra të tjera, mos më pyesni mua për këto. Po e them këtë, sepse po e zhvillojmë “politikën e shtirjes së të marrit”, ka thënë ai.

Ka shtuar se “po e ha veten”, pasi e di se kjo çështje (Kosova) duhet të zgjidhet, ndërsa më vonë ajo do të jetë në një gjendje krejtësisht tjetër.

Ka treguar se njëri nga kishtarët i ka thënë se duhet ta kuptojë se ai është qëndrimi i kishës.

“Por, ti vazhdoje punën, sepse është mjaft me ata që po shesin trimëri dhe nxirre maksimumin për serbët e për Serbinë”, ka përcjellë fjalët e kishtarit Vuçiqi.

Ai ka theksuar se kanë dëshirë të jetojnë në mitet e veta.

“Më shumë se sa ta gënjejmë tjetrin, ne kemi dëshirë ta gënjejmë veten. Gënjeshtra është sporti më i mirë yni, unë nuk do të marrë pjesë në të. Qëndrimin e KOS-it e respektoj, e kam kuptuar para një, dy e tre vjetësh dhe do ta kuptoj edhe pas pesë vjetësh”, ka thënë Vuçiq.

Por kush është Aleksander Vuçiq. Karrieren e tij politike e kishte nisur si konobar i Vojisllav Sheshelit e Tomisllav Nikoliqit. Pas ngritjes në politikë, Vuçiq ishte bashkuar ne karvanin e Sllobodan Millosheviqit, i cili i kishte dhënë edhe post ministror. Më pas ai u bë edhe kryetar partie, kryeministër e së fundi edhe president i Serbisë.