Vuçiç: Prapa protestave kundër meje në Beograd qëndron dikush nga Kosova

0
3

“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan Tanjug.

Sipas presidentit serb mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve.

Vuçiç thotë se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.

Teksa ka folur për protestat e organizuara në veri të Kosovës kundër tij, Vuçiç u ka thurur lavde serbëve të kësaj pjese, duke përmendur numrin e vogël të protestuesve që kanë dalë.

“Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët, dhe jam shumë i lumtur për këtë “, ka shtuar tutje Vuçiç, transmeton Express.

Në Serbi ka disa muaj që janë duke u organizuar protesta kundër pushtetit të Aleksander Vuçiçit.

Një nga kërkesat e protestuesve ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.