Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se pret që gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Serbi më 17 janar, të nënshkruhen 21 marrëveshje për të ardhmen e Serbisë dhe se çështja e Kosovës do tëjetë pjesë e diskutimeve.
Të hënën në mbrëmje, në një intervistë për Pink TV, ai tha se është thelbësore për Beogradin të sqarohet vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, por autoritetet e Serbisë nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.
Vuçiç shtoi se ai u tha shërbimeve serbe që të mos paraqisnin të gjitha njohuritë para përvjetorit. “Ivanoviç u vra në ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit, a do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur”, tha Vuçiç.