Vuçiç: S’ka pushkë që më detyron të ulem në bisedime me Kosovën pa u hequr taksa

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarët e Listës Serbe sot kanë udhëtuar në Beograd që të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, për t’u konsultuar rreth pjesëmarrjes ose jo në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të shpallura nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai konfirmoi se më 29 prill do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe të Francës për t’u takuar me përfaqësuesit e Prishtinës në Berlin, mirëpo ai tha se vazhdim të dialogu nuk do të ketë derisa të hiqet taksa e vendosur nga ana e autoriteteve kosovare për mallrat serbe.

Ndër të tjera Vuçic u shpreh se nuk ka pushkë që mund ta detyrojë të ulet në bisedime me zyrtarët e Prishtinës.

“Nuk ka pushkë që mund të më detyrojë të ulem në bisedime me ata nga Prishtina derisa të hiqet taksa! Pafytyrësia e tyre nuk ka kufi … dhe nuk pres ndonjë gjë nga takimi në Berlin”, u shpreh Vuçiq pas takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Vuçic ndër të tjera shtoi se masat e reja për Kosovën do të zbulohen pas bisedimeve në Berlin, por edhe pas takimit që do ta zhvillojë me presidentin kinez.

 

Zjarr Tv Ad