Vuçiç sulmon Albin Kurtin: Ai ëndërron të jetë Enver Hoxha prandaj nuk e duron dot Ramën…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vazhdimësi e ideologjisë së Enver Hoxhës, Xhafer Devës dhe Lidhjes së Prizrenit.

Kreu i shtetit serb ka treguar se ka informacion të detajuar për disa nga zhvillimet historike të shqiptarëve, në luftën e tyre për pavarësi dhe shtetformim që nga shekulli i XIX.

“Të gjitha planet dhe programet e tyre bazohen në Lidhjen e parë të Prizrenit nga viti 1889, Lidhjen e dytë të Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja Balli Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u themelua në Nju Jork dhe që shkaktoi është ideologjia e tyre dhe Xhafer Devës, një burrë nga Mitrovica i cili ishte i pari që iu bashkua forcave pushtuese naziste“, tha Vuçiç.

Ai shpjegoi se Deva ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë administratës naziste.

“Sot Albin Kurti po i rinovon një shtëpi në pjesën jugore të Mitrovicës, është çështje e lidhjes me një kriminel nazist të dënuar me vendim të formës së prerë. Burri që persekutoi jo vetëm serbët, por edhe hebrenjtë dhe të gjithë të tjerët. ‘I madhi’ Xhafer Deva“, tha me ironi Vuçiç.

Ai theksoi se ky është ideologu i tyre, si dhe ish-presidenti komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha.

“Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot (Edi) Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak Zelensky. Prandaj marrëzitë që ‘Vuçiç është Putini i vogël’ janë gënjeshtra. Ne nuk jemi të interesuar për të gjitha këto, ne jemi të interesuar vetëm që ai ta lërë popullin serb rehat“, tha Vuçiç.

Zjarr Tv Ad