Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nga mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, pasi është i frikësuar për fatin e popullit të tij dhe rajonit.
“Serbia ka bërë prekjeje të tepërta për të ruajtur dhe mbajtur paqen dhe stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u përmbajtur nga reagimet që vinin nga Prishtina”.
Vuçiç ndër të tjera pohoi se i kanë lutur që mos të shkohet në votim të anëtarësimit të plotë në INTERPOL dhe UNSECO, por kanë shkuar në votim, duke llogaritur në votat e Amerikës dhe shteteve tjera, por kanë dështuar dhe për këtë pastaj filluan ta fajësojnë Serbinë.
“Tarifa e vendosur nga Kosova në kundërshtim me CEFTA-n dhe BE-në, duke vendosur në fillim 10% dhe pastaj e ngritën atë në 100%, duke e mbyllur çdo tregti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kanë vënë në rrezik një komunitet të tërë serb në Kosovë”.