Vuçiç vjen sot në Tiranë për “Ballkanin e Hapur”, por do të “pritet” me protesta, mediat serbe: Berisha ka folur me Haradinajn për…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimi i radhës i Open Balkan do të mbahet sot dhe nesër në Tiranë, ku pritet të bëhet nënshkrimi i 5 marrëveshjeve shtesë në kuadër të iniciativës për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Sot në Tiranë pritet që të vijë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev.

E teksa pritet ky takim, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar që do të mbahet një protestë në orën 16:00 kundër ardhjes së Vuçiç. Në lidhje me këtë kanë reaguar dhe mediat serbe të cila shkruajnë se “ekstremistët shqiptarë” me ndihmën e politikanëve do të përgatisin protestë.

“Sipas burimeve tona, organizatorë të demonstratës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale, Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, njerëz të besuat të ish- kryeministrit Sali Berisha” shkruan Novosti rs.

Gjiithashtu media serbe shkruan se Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë.

Zjarr Tv Ad