Vulën dhe logon e Partisë Demokratike e mori Berisha, Basha tregon çfarë do të ndodhë me grupin e tij

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha thotë se ende nuk ka një vendim se çfarë do të ndodhë me grupin e tij, pasi Apeli i dha vulën dhe logon Sali Berishës.

Në përfundim të mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Basha u shpreh se do të zhvillojnë një bashkëbisedim me demokrat dhe më pas do të merret një vendim.

Beteja – tha Basha- nuk është për karrige, por për parime.

Basha: “Një gjë është e sigurt që demokrat nuk të bën vula, por vlerat dhe parimet. Parimet tona janë ato të një Shqipëria demokratike. Ne na lidhin shumë gjëra, por ajo që na lidh është se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë. Për këtë si demokrat dhe si shqiptar marrim përgjegjësitë tona. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë këtë bashkëbisedimin me shqiptarët dhe më pas do ta vendosim. Kjo betejë kurrë nuk ka qenë për karrige.”

Zjarr Tv Ad