“Vulën e ke ti se mos ta kanë marrë?”, Gazment Bardhi: Unë do të ndjek çdo rrugë ligjore

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se do të ndjekë çdo rrugë ligjore të cilat nuk i specifikoi nëse Këshilli Kombëtar që mblidhet nesër do të vendosë për të nisur procesin zgjedhor që rikthen Bashën në krye të PD-së.

Por analistët në studio i kujtuan Bardhit se Basha figuron ende kryetar i PD-së në gjykatë dhe mund të rikthehet edhe pa proces zgjedhor.

Debati në studio

Andi Tela: Këta kalojnë Këshillin Kombëtar dhe ju e deputetët e tjerë nuk do të merrni pjesë. Do të dalë kandidati Basha i cili do të votohet më 29 korrik si kryetari dhe në shtator do të mblidhet kongresi. Ju si sekretar i përgjithshëm i partisë që keni edhe vulën, çfarë do t’i bëni këtij procesi?

Gazment Bardhi: E përsëris, mbledhja e nesërme e Këshillit Kombëtar është jostatutore, jo e ligjshme.

Anti Tela: Ne e dimë se si do të përfundojë. Çfarë do të bësh ti?

Gazment Bardhi: Unë do të ndjek çdo rrugë.

Andi Tela: Do të shkoni në gjykatë?

Gazment Bardhi: Do të ndjek disa rrugë që nuk do t’i them këtu. Gjatë gjithë këtij procesi jam përpjekur të tregoj maturi dhe të tregohem i përgjegjshëm.

Neritan Sejamini: Mund të them një skenar hipotetik? Nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe pavarësisht numrave, Këshilli do të zyrtarizojë zgjedhjet. Më 29 korrik Basha do të zgjidhet kryetar i PD-së. Ai është regjistruar edhe në gjykatë dhe nuk ka nevojë, madje mund të mos bëjë fare zgjedhje ta kërkon nesër vulën ty dhe vulos çfarë të dojë.

Ylli Rakipi: Vulën e ke ti njëherë se mos ta kanë marrë? E ke në disponim vulën?

Gazment Bardhi: Patjetër.

Neritan Sejamini: Basha, nuk e hoqi emrin nga gjykata dhe zyrtarisht dhe ligjërisht është kryetari i partisë dhe me vulën e tij ai i certifikon të gjitha këto gjëra pa patur nevojë për ju.

Gazment Bardhi: Ka një vendim gjykate që ka pranuar dorëheqjen e z. Basha. Është vendimi i Kolegjit Zgjedhor që njohu z. Alibeaj si kryetar të komanduar.

Është i pamundur çregjistrimi kryetarit të partisë pa zgjedhur kryetarin e ri.

Zjarr Tv Ad