West Side Family lançon këngën më të re , në këto ditë të nxehta

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç i ka hije, grupi “West Side Family” bashkoi forcat e frymëzimin për të na sjellë një super projekt për këto ditë të nxehta.

Vetëm pak minuta më parë, në Youtube është publikuar kënga më e re e djemve, e titulluar “Zemra rreh”.

Për këdo që i rreh zemra, kjo këngë super ritmike do ta shoqërojë gjatë ditëve të nxehta e do t’i japë energjinë e kërkuar.

Klipi është xhiruar buzë detit dhe të shumtë janë të rinjtë në videoklip, duke i dhënë klipit ritmin perfekt.

“Kur zemra rreh, Kap majet. Kur ajo ndjen, Kap skajet. Kur ajo do, Ska faje!”- janë fjalët e këngës së re.

Sa prej jush gjetën veten në këto rreshta?

Mos humbisni më shumë kohë! Ju ftojmë të dëgjoni e të shijoni perlën e radhës nga “West Side Family”!

Zjarr Tv Ad