WhatsApp nxjerr opsionin e ri

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdojnë modifikimet me regjistrimet audio në WhatsApp. Platforma e mesazheve shton një veçori të re për ta bërë më të lehtë dëgjimin e mesazheve zanore.

Në versionin e fundit të WhatsApp, beta 2.18.362, aftësia për të dëgjuar postën zanore është përmirësuar, pa pasur nevojë të shtypni butonin “Play” për të luajtur çdo mesazh.

Le të shpjegojmë më thjeshtë.

Nëse merrni dy ose më shumë mesazhe zanore të njëpasnjëshme në një bisedë, nuk keni nevojë të shtypni përsëri “Play” që të fillojë mesazhi i radhës, pasi sapo të mbarojë mesazhi i parë, do fillojë automatikisht mesazhi i dytë vokal, dhe pastaj i treti, i katërti, e kështu me radhë, derisa të dëgjohen të gjithë.

Kjo punon si për bisedat në grup ashtu edhe ato individuale.

Pas kësaj faze të parë të testimit, kjo risi do të lëshohet për të gjithë përdoruesit brenda pak javësh, me gjasë edhe për versionin iOS.

Ata që janë të interesuar të aktivizojnë këtë risi, duhet të shkojnë të “impostazioni” (Konfigurimet) dhe të aktivizojnë “registrazione vocale” (Regjistrimi vokal).

Aktualisht, ky shërbim është i kufizuar, por deri në fund të 2018, me gjasë, do të shohim në të gjitha telefonat “smart” me sistemet Android dhe IOS.

Zjarr Tv Ad