Wladimir Klitschko i shpëton tragjedisë, ja çfarë i ndodhi boksierit në jahtin luksoz

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kampioni i peshave të rënda, Wladimir Klitschko i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes. Boksieri ukrainas ndodhet në pushime me familjen e tij në Majorka të Spanjës ku është përballur me një rast të rëndë.

Relaksi për Klitschkon mund të ishte shndërruar në tragjedi pasi gjatë natës jahti luksoz u përfshi nga një zjarr masiv.

Ishin rojet bregdetare që kanë arritur mrekullisht ta shpëtojnë Klitschkon dhe familjen e tij.

“Udhëtimi i pushimeve në natën e të dielës përfundoi me jahtin e djegur. Unë, familja e miqtë u shpëtuam dhe evakuuam nga rojat bregdetari si dhe ekipi i shpëtimit të zjarrit. Tani jemi mirë të gjithë”, ka thënë Klitschko duke konfirmuar incidentin e rëndë.

 

Zjarr Tv Ad