Xhaçka dënon ashpër sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dënuar ashpër agresioni rus mbi konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë.

Përmes një postimi në Twitter, ministrja thotë se autorët e ngjarjes duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë.

“Shqipëria dënon ashpër agresionin rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në #Kharkov. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi! #StopAgresionitRus#QëndroniMeUkrainën”, shkruhet në faqen zyrtare të ministrisë.

Ditën e sotme Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë është sulmuar nga forcat ruse të cilat prej dymbëdhjetë (12) ditësh kanë nisur agresionin e tyre.  Fatmirësisht, Konsulli i Nderit dhe stafi janë aktualisht të sigurtë dhe nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarr Tv Ad