Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kandidatja për deputete e PS-së në Qarkun Korçë, që mbulon Kolonjën, Olta Xhaçka. Ajo ka premtuar sot do t’i bëhet ‘rrodhe’ Edi Ramës për sa më shumë projekte për Kolonjën.
“Ky është momenti i Kolonjës! Jam shumë i lumtur që kam Kryeministrin këtu pasi kemi nevojë për mbështetjen e tij për ta kthyer Kolonjën aty ku i takon.
Unë do të ndërmarr një angazhim para jush, që do të bëjmë gjithçka për të bërë më të mirën në këtë vend. Njerëz kaq të mrekullueshëm nuk e meritojnë të jenë jashtë vëmendjes apo jashtë korridoreve të rëndësishme turistike.
Në katër vjeçarin e ardhshëm unë do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës duke i kërkuar çdo ditë projekte dhe investime për Kolonjën. Unë kërkoj që edhe të mos më ndaheni mua pas 25 prillit”, tha Xhaçka.