“Xhaçka ka një superbashkëshort, e gëzon me prona”, Berisha dhe ministrja përplasen në Kuvend: Jam krenare për burrin tim, nuk ka përfituar asnjë cm tokë nga shteti shqiptar!

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Olta Xhaçka dhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare janë përplasur me njëri-tjetrin. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri ka akuzuar bashkëshortin e ministres se është pronari i disa pronave në bregdetin shqiptar, prona të cilat sipas Berishës i ka përfituar nga shteti shqiptar.

Në replikën e saj, Xhaçka është shprehur krenare për bashkëshortin e saj teksa i është përgjigjur ish-kryeministrit duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti shqiptar dhe se është e turpshme që Berisha mashtron.

Berisha: Më duhet tju them zonja se të gjitha keni bashkëshortë, por vetëm nëjra ka super bashkëshort. Ajo që ka suëpr bashkëshort, bashkëshort strategjik quhet Olta Xhaçka, e cila e ka lumturuar bashkëshortin e saj me prona në Dhërmi dhe zona të tjera.

Xhaçka: Unë jam krenare për burrin tim zoti Berisha. Nuk e di se sa krenare është gruaja juaj për burrin e saj, por burri im është në tokë të vetë, në pronë të vetë dhe nuk ka përfituar asnjë cm n katrot nga shteti shqiptar. Prandaj, është e turpshme, kini respekt për veten dhe mos gënjeni dhe mashtroni ashtu si keni bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Është turp i madh ëpr ju në këtë moshë dhe në këtë fazë të karrierës tuaj politike.

Zjarr Tv Ad