Xhaçka: Koha për ndryshim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës në panelin “Ndërtimi i Besimit Përmes Dialogut” që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, tha se ka ardhur koha për një ndryshim në mënyrën e qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor. Në ditën e parë të Forumit të Prespës për Dialog morën pjesë kryediplomatë të rajonit si dhe zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

“Rajoni ynë ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm falë ëndrrës së përbashkët evropiane dhe falë mbështetjes së BE.

Siç tregoi edhe Këshilli i 22 qershorit, BE sot nuk ka një qasje strategjike ndaj rajonit, çka shpresojme që do të ndryshojë pas dështimit për t’i dhënë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Por kjo s’është thjesht një çështje e BE-së.

Edhe ne vetë duhet të punojmë më shumë për të rritur rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe për të pasur një qasje më proaktive ndaj integrimit, jo duke pritur vetëm nga BE, por duke punuar edhe ne, në nivel rajonal për të ndërtuar Evropën në rajonin tonë e për të krijuar një hapësirë të përbashkët mundësish”.

Zjarr Tv Ad