Xhaçka mban qëndrim të ashpër: Rusia mbeti e vetme

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Rusia ka mbetur e vetme në vendosjen e vetos ndaj rezolutës së bashkëhartuar nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Xhaçka shkruan se ajo që po bën Rusia është e paligjshme, ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla. Ndër të tjera ajo shkruan se 80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit e votuan atë.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës së bashkëhartuar nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës.

80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit e votuan atë”, shkruan Xhaçka.

Zjarr Tv Ad