Xhaçka me rekrutët e rinj: Hapja e FA për vajzat, një domosdoshmëri

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

143 djem e vajza u nisën sot për në Shkollën e Trupës në Bunavi, ku për rreth 3 muaj do t’i nënshtrohen Stërvitjes Individuale Bazë, përpara se të betohen si ushtarët dhe detarët më të rinj të Forcave të Armatosura.

Në ceremoninë e përcjelljes së rekrutëve të rinj ishte e pranishme vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vlerësoi zgjedhjen e këtyre djemve e vajzave për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura.

Respekt të veçantë vajzave, për të cilat Forcat e Armatosura janë më të hapura se kurrë, pasi nuk mund të marrim më të mirën nëse përjashtojmë gjysmën tjetër të shoqërisë.

143 kandidatët që u përcollën për në Shkollën e Trupës në Bunavi, u përzgjodhën pas testimeve fizike, intelektuale dhe psikologjike nga Qendra e Personel Rekrutimit të Forcave të Armatosura. Pjesë e kandidatëve për ushtarë/detarë janë edhe 10 vajza, ndërkohë që 18 rekrutë janë me arsim të lartë.

Zjarr Tv Ad