Xhaçka nderon me medalje Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA

0
3

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vlerësuar kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Teksa nënvizoi investimin në reformën në drejtësi Xhaçka nderoi me Medaljen e Mirënjohjes, Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nderoi me Medaljen e Mirënjohjes, Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë. Ministrja nënvizoi kontributin e SHBA në reformën në drejtësi.

Xhaçka:  Sot, kur falë mbështetjes së vendosur e të pakursyer të partnerëve tanë amerikanë, Shqipëria po hyn në fazën më jetike të zbatimit të reformës në drejtësi, është fare e qartë për çdo qytetar shqiptar sesa e rëndësishme është kjo mbështetje dhe çfarë roli vendimtar kanë luajtur e vazhdojnë të luajnë Shtetet e Bashkuara në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve për të ndërtuar një shtet e një shoqëri evropiane, të bazuar tek sundimi i ligjit dhe vlerat e parimet e demokracisë. 

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Leyla Moses – Ones përgëzojnë Shqipërinë për angazhimin e saj për bashkëndarjen e barrës për NATO-n.

Leyla Moses – Ones: Shtetet e Bashkuara mbështesin Forcat e Armatosura shqiptare sepse kanë treguar pafundësisht ndër vite, se janë të gatshme, të përgatitura dhe të afta të luftojnë krah për krah me trupat amerikane dhe të NATO-s, kudo në çdo kohë dhe në çfarëdo kushtesh. Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimet samitit të Wellsit dhe vazhdon të ris shpenzimet për mbrojtjen kombëtare drejt qëllimit të 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, u shpreh e ngarkuara me punë e SHBA.

Kontributi i SHBA për fushën e mbrojtjes e sigurisë në Shqipëri shtrihet që nga automjetet e blinduara për grup batalionin e këmbësorisë së lehtë, qendra për reagimin kibernetik, trajnimi dhe arsimimi i efektivëve, pajisja e Forcës Ajrore me helikopterë etj.