Xhaçka në New York me ftesë të Blinken-it: Shqipëria mbështet rolin e OKB si një aktor kyç për adresimin e krizave ushqimore

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë mori pjesë në takimin e nivelit të lartë në Neë York, “Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore”, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të lartë shtetesh, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve për të diskutuar mbi nevojat urgjente humanitare dhe zhvillimore, si dhe për të identifikuar hapat për adresimin e sigurisë globale ushqimore.

Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbështet rolin e OKB si një aktor kyç për adresimin e krizave ushqimore në botë. Thirrjen për Veprim për Sigurinë Globale Ushqimore, e cilësoi si nismën  në kohën e duhur për përballimin e krizave që po thellohen dita ditës.

“Më shumë njerëz janë në rrezik, më shumë njerëz po shkojnë drejt varfërisë dhe ajo që është po aq shqetësuese është se kriza paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e shumë vendeve dhe rajoneve”, u shpreh Xhaçka.

Zjarr Tv Ad