Xhaçka në Pentagon, takim me zv.sekretarin amerikan të Mbrojtjes

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvillon për herë të dytë brenda një viti një vizitë zyrtare në Pentagon të SHBA-ve.

Në vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është takuar edhe me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick  Shanahan me të cilin pritet që të bisedojë rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore.
Kjo marrëveshje me Departamentin e Mbrojtjes parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk, duke përfshirë mirëmbajtjen tyre dhe trajnimin e personelit që do t’i përdorë ata.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet modernizimi i mëtejshëm i Forcës sonë Ajrore dhe rritja e kapaciteteve të saj. Ndërkaq, një vit më parë, ministrja e Mbrojtjes u prit nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis.

 

Zjarr Tv Ad