Xhaçka për vendimin e Gjykatës së Hagës: Rusia t’i bindet urdhërit për të të ndaluar sulmet në Ukrainë

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëdentur vendimin e e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (Haga), e cila urdhëroi ndalimin e sulemeve në Ukrainë.

Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan se Shqipëria mbështet plotësisht përgjegjësinë për çdo krim të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës.

“Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për masat e përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake nga Rusia ose nga ndonjë organizatë apo individ. Shqipëria mbështet plotësisht përgjegjësinë për çdo krim të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës”, shkruan Xhaçka.

Zjarr Tv Ad