Xhaçka: SHBA na pajisi me armë moderne! Leyla Moses-Ones: Raporti me Shqipërinë, i pathyeshëm!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të pamatshme dhe të pathyeshme. Ones përgëzoi Shqipërinë për respektimin e zotimit të bërë në Samitin e Uellsit për arritjen në 2% të PBB në NATO.

“Çdo ditë të vitit ka forca amerikane këtu për të forcuar lidhjet tona të forta. Forcat shqiptare janë ndër më profesionalet. Forcat shqiptare kanë treguar se janë të përgatitura, të gatshme për të luftuar, në cdo kusht. Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimin e Samitit të Uellsit për arritjen në 2% të PBB.

SHBA e përgëzon Shqipërinë dhe mbështet përpjekjet e saj të vazhdueshme deri në vitin 2024. Fuqia e marrëdhënieve tona është e pamatshme dhe e pathyeshme. Për stafin amerikan të atasheut, puna juaj me zell sjell rritje të angazhimit.

Për personelin shqiptar, ju jeni zemra e bashkëpunimit, asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur. Pa punën tuaj të madhe asgjë nuk do të ishte e mundur”, tha e ngarkuara me punë e SHBA-së.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte sot kështu.

“SHBA na është gjetur në momentet më të vështira të historisë, i kemi një borxh mirënjohje shumë të madh, që nga momentet e themelimit. Pa këtë mbështetje historia e Shqipërisë do të kishte ndjekur një trajektore tjetër.

Falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria po hyn në fazën jetike të zbatimit të reformës në drejtësi. SHBA ka pajisur forcat e armatosura shqiptare me armë moderne. Në termat e kontributeve për frymë, Shqipëria renditet e dyta pas SHBA-së. Baza ajrore në Kuçovë do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e SHBA-së” tha ministrja.

Deklaratat e ngarkuara me punë e SHBA-së dhe ministrja e Mbrojtjes i bënë gjatë ceremonisë së nderimit me Medaljen e Mirënjohjes për Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë.

Zjarr Tv Ad