Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e bërë nga emisioni “Piranjat” në lidhje me përdorimin e automjetit shtetëror të Ministrisë së Jashtme nga ana e zyrës noteriale të Natasha Xhaçkës, mamasë së ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Në postimin e tij në facebook, Berisha shkruan se ministrja i jep mamasë milionere makinën e vetë shtetërore. Ai rikujton gjithashtu se ministrja Xhaçka përdori 15 herë si taksi personale helikopterin, duke shpenzuar 15 mijë euro për çdo fluturim.
“Pirania’ kap mat Xhaçkën strategjiste! Ajo i jep mamit milionere në përdorim makinën e vetë të ministres. Rikujtojmë këtu se Olta Xhaçka përdori 15 herë si taksi helikopterin, duke shpenzuar në çdo rrugë 15,000 euro”, shkruan berisha në facebook.