Xhaçka takim me disa homologë në Mynih: Diskutuam mbi situatën në Ballkanin Perëndimor

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me homologët e saj të Gjermanisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Herzegovinës.

Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se kanë diskutuar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit.

“Takim i frytshëm me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë 🇩🇪 Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut 🇲🇰, Bujar Osmani, të Kosovës 🇽🇰, Donika Gervalla dhe të Bosnje Herzegovinës 🇧🇦, BiseraTurkovic, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit.

Mirëpresim të punojmë së bashku duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë 🇦🇱 dhe Gjermanisë 🇩🇪”shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Zjarr Tv Ad