Xhaçka takon ambasadorin Soreca: Angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri-BE

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar ambasadorin e BE Luigi Soreca. Xhaçka thekson se me Sorecën pati një takim shumë të mirë dhe shkëmbim konstruktiv mbi pikëpamjet për procesin e integrimit europian dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin.

Ajo zotohet se do të angazhojë të gjitha burimet dhe energjitë për hapjen e negociatave me BE.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike per integrimin (SEI).
Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE.

Zjarr Tv Ad