Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila ndodhet në Nju Jork së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë tjetër të delegacionit, është takuar me ambasadoren e SHBA në OKB, Linda Thomas.
Në postimin e saj Xhaçka shkruan se patën një bisedë të frytshëm, teksa thotë se pritet që të thellohet bashkëpunimi me miqtë dhe partnerin tonë strategjik, gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 2022 – 2023.
“Takim i shkëlqyer me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Linda Thomas-Greenfield.
Bisedë e frytshme për një sërë çështjesh, në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Presim të thellojmë bashkëpunimin me miqtë dhe partnerin tonëstrategjik, gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 2022 – 2023. ” shkruan Xhaçka në postimin e saj.