Xhaçka:Ka influencë ruse, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalimin e mbajtur në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan” tha se rajoni ballkanik vijon të sulmohet nga influenca të huaja, ku përmendi ndër të tjera atë ruse.

Xhaçka tha se influenca ruse tenton të destabilizojë rajonin, ndërsa përmendi edhe rastin e grushtit të tentuar të shtetit në Mal të Zi.

“Të nderuar presidentë, ambasadorë dhe pjesëmarrës e organizatorë të kësaj konference tepër të rëndësishme. Dua t’iu përgëzoj për punën e shkëlqyer të bërë në fushën e sigurisë. Kjo është një temë shumë e rëndësishme, sidomos për rendin dhe sigurinë e vendit tonë dhe shteteve ballkanike. Sot nuk ka asnjë dyshim se shoqëritë tona përballen me kërcënim të huaj që depërtojnë jo vetëm institucione, por edhe në shoqëri, që bien ndesh me prioritetet tona dhe integrimin.

Ngjarjet e ditëve të fundit në një nga vendet e BE na treguan se askush nuk është imun ndaj këtyre influencave. Mirëpo, është mësuar nga historia se edhe vende më të rëndësishme kanë pasur probleme, sikundër Shqipëria, edhe për shkak se ndodhet në Ballkan. Tentativat kanë arritur deri në grusht shteti. Ballkani është një rajon më i dobët dhe goditja e shteteve ballkanike, do të thotë goditje e Europës.

Vite më parë nuk imagjinohej që Rusia të arrinte të kishte influencë në Ballkan. Gjatë këtyre 10 viteve, Shqipëria ka ndihmuar si vend anëtar i NATO, e ka konsoliduar statusin e saj për sigurinë. Sot ndihemi më të sigurt ndaj influencave ruse, pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë së Veriut dhe hapave integruese të Malit të Zi. Ka një influencë ruse, e cila nxit destabilizim në vendet tona. Këto aktorë bëjnë përpjekje për të destabilizuar vendin, që shkojnë përmes mediave, që synojnë nxitjen e tensioneve fetare, politike, sociale, në një rast ekstrem, u arrit deri në grusht shteti në një vend kandidat për në BE.

Mirëpo, nëse ne bëhemi bashkë, gjithë Ballkani Perëndimor mund të jetë më i sigurt. Bashkëpunimi dhe shpejtimi i integrimit drejt BE, na bën më të fortë dhe na bën që të mbajmë larg influencat ruse dhe të huaja të padëshiruara. Në Ballkan ka ekzistuar influencë e huaj e padëshiruar. Duhet të punojmë gjithë bashkë që mos lejojmë diçka të tillë”, tha Xhaçka.

 

Zjarr Tv Ad