Xhafaj: “Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, do t’i “nxijmë” jetën!”

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pak minuta më parë në Twitter lidhur me aksionin e policisë Forca e Ligjit, që vetëm në një muaj ka vënë në pranga 30 persona.

Xhafaj shkruan se ky operacion ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në kontrollin e të gjithë territorit, duke sjellë rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët.

Xhafaj ashtu si dhe Veliu më herët kanë paralajmëruar prezantimin e paketës antikrim, me masa më të ashpra për të gjithë shkelësit e saj.

Reagimi i Xhafajt:

“Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!

Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!

Zjarr Tv Ad