Xhafaj-Majko-Kodheli/ Pse media i quan “rebelë” pa qenë të tillë dhe a mund ta rrezikojnë sadopak pushtetin absolut të Edi Ramës?

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Pandi nuk më donte për kryetar. Më tha hiqi çorapet e kuqe dhe martohu”.

Këtë batutë Edi Rama e tregonte vite me parë në formë barcolete, nëpër takime me socialistë të thjeshtë. Buzëqeshte Rama, gajasej Pandi (Majko) dhe shkriheshin në gaz socialistët e thjeshtë.

Nuk është e fshehtë që ish-kryeministri Pandeli Majko nuk ka pasur ndonjë dashuri të veçantë për pasardhësin e Fatos Nanos në PS. Ashtu siç nuk është sekret që Edi Rama nuk ka ka patur simpati speciale për një nga figurat kryesore të “PS-së së vjetër”.

Pas fitores së zgjedhjeve në 2013 deri në mbyllje të mandatit të dytë më 2021, Pandeli Majko u la jashtë qeverisë. Ai ishte deputet i i thjeshtë i PS, përfaqësues i “Stalingradit” të Tiranës, njësisë numër 5.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Edi Rama e renditi atë dukshëm në listën humbëse, duke e vendosur të 19-tin në Tiranë. Dy figura të tjera, “pesha të rënda” të partisë, Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafaj u vendosën në vendet 21 dhe 23 të kësaj liste.

Edi Rama kishte vendosur të divorcohej përfundimisht me këtë treshe politikanësh. Me secilin për arsye të ndryshme. Fatmir Xhafaj iku si ministër i Brendshëm, kur vendosi të godasë një grup të fuqishëm të implikuar në aktivitet kriminal, por që Ramës i sillte vota në Durrës. Majko ishte “mistreci” që nuk i bindej lehtë vullnetit të kryetarit. Ngelja jashtë e Kodhelit, mbeti mister.

Por, pavarësisht se Rama i nxori nga dera, të tre këta politikanë rihynë nga dritarja në grupin parlamentar të PS./Panorama

Zjarr Tv Ad