Xhafaj: Ngritja e KLD do sjelli ndryshim rrënjësor në të gjithë strukturën e Prokurorisë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka komentuar proçesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Xhafaj është shprehur se zbatimi i reformës në drejtësi do t’i krijojë një fytyrë të re Prokurorisë dhe zbatimit të ligjit.

Sipas ish-ministrit ngritja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do sjelli një ndryshim rrënjësor në të gjithë strukturën e Prokurorisë.

“1/4 Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësinë penale, për një fytyrë të re të Prokurorisë në zbatimin e ligjit, në shërbimin ndaj qytetarëve. Të shpresojmë se të njëjtën përgjegjshmëri e qytetari do të tregojnë edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj.

1/2 Cilësia e proçesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike.

1/1 Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë.

1/3 Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale. 6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë”, shkruan Xhafaj.

 

Zjarr Tv Ad