Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kombëtarja shqiptare është kthyer në vend pa Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin që do të thotë se ata nuk do të jenë të pranishëm në miqësoren me Bosnjen.
Këta dy futbollistë ishin mungesa e madhe e Kombëtares sonë në ndeshjen me Italinë, gjë që duket se nuk është pritur mirë sidomos nga Xhaka, i cili mendohet se është përfshirë në polemika me trajnerin De Biasi.
Përsa i përket Abrashit, ky i fundit duket se ka pasur vërtet probleme fizike dhe për këtë arsye, stafi teknik i Kombëtares ka preferuar të mos rrezikojë dhe ta lërë atë të lirë për t’u kthyer në klubin e tij dhe për të nisur procesin e riaftësimit.