Xhaka kundër Rashicës, yjet shqiptarë ndeshje bamirësie në Prishtinë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa prej yjeve shqiptarë të futbollit, përfshirë përfaqësuesin e Zvicrës, Granit Xhakën dhe atë të Kosovës, Milot Rashicën, do ta luajnë një ndeshje futbollit bamirësie për familjet në nevojë, të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja do të luhet më 15 qershor, pra të shtunën në orën 20:00 dhe nga njëra anë do të jetë ekipi i Xhakës dhe nga ana tjetër ai i Rashicës.

Kjo ndeshje është organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

“Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro. Biletat mund të blihen në kioskën e qytetit të Prishtinës si dhe në Rave Travel”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

 

Zjarr Tv Ad