Xhaka më i mirë se Shaqiri dhe Salah, ja çfarë thotë ish trajneri i tij

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish trajneri i Basel, Heiko Vogel, ka shprehur simpatinë dhe lidhjen që kishte me Granit Xhakën në kohën që ishte në krye të klubit zvicerian.

Ai e konsideron Xhakën si një ndër talentet më të mirë pasi luajti 2 sezone me ekipin e parë të Basel përpara se të transferohej në Gjermani te Borussia Monchengladbach. Graniti iu bashkua zvicerianëve një vit pas Shaqirit, një tjetër emër dhe talent i cili i dhuroi 2 trofe në vitin e parë.

“Granit Xhaka ishte lojtari më mbresëlënës gjatë kohës time si trajner i Basel. Bënte një punë të mrekullueshme. Në javën e fundit të kampionatit ne patëm një ndeshje jashtë kundër Young Boys, e cila vlente për titullin.

Shaqiri luajti si mbrojtës i majtë kundër Seydou Doumbia, i cili kishte shënuar mbi 30 gola atë sezon. Shaqiri e neutralizoi plotësisht atë, bëri një lojë të jashtëzakonshme”- shprehet Vogel

Gjatë 3 sezoneve të luajtura nga Xhaka ai e mahniti teknikun e Basel me lidershipin e tij.

“Ishte koha kur Graniti u bë kampion bote me ekipin e U-17. Ishte një ndërprerje e kampionatit për shkak angazhimeve të kombëtareve dhe u zhvillua një ndeshje miqësore me Basel.

Graniti hyri në minutën e 70-të. Topi i parë që mori, lëvizi pak në fushë dhe më pas e dërgon në trekëndësh që prej 25 metrash. Ende e mbaj mend si u ula në autobus, pas ndeshjes dhe po mendoja: Ju po flisni për Shaqirin? Xhaka është më i mirë.

Ky ishte fillimi i dashurisë time personale për të. Edhe pse vetëm 18 vjeç, Graniti ishte tepër i qartë në veprimet dhe pikëpamjet e tij” – deklaron Vogel

Gjithashtu tekniku i Basel e krahason Xhakën me Mohamed Salah, por egjiptiani është më mbresëlënës, por në një mënyrë tjetër, vijon Vogel.

Zjarr Tv Ad