Humbja me Italinë ka lënë pasoja në renditjen e grupit eliminator të Shqipërisë, por gjithashtu gjeneroi një përplasje publike mes trajnerit Xhani De Biazi, dhe mesfushorit Taulant Xhaka.
Ky i fundit që nuk u preferua për ndeshjen në Palermo dhe pasi vendosi në mënyrë të njëanshme të largohet nga grumbullimi para miqësores me Bosnjën, dha për Top Channel arsyet e tij, ndërsa merr vendimin ekstrem për të mos luajtur më me kuqezinjtë deri sa të jetë De Biasi në pankinë.
“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Une Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund”, shprehet Xhaka.
Kjo nuk është hera e parë që trajneri De Biazi ka përplasje me lojtarët e kombëtares, pasi në të kaluarën mërinë e teknikut e kanë vuajtur edhe Kaçe, Meha, Rama apo Vangjeli. Por kjo deri më tani është përplasja më e fortë publike e De Biasit me një lojtar të kombëtares.