Xhelal Mziu mirëpret kandidimin e Berishës: Pse jo dhe fitues nëse demokratët e duan

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Xhelal Mziu ka folur për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike gjatë kohëve të fundit.

Mziu se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës do të donte që  të ishte një person tjetër që të drejtonte partinë dhe mos ishte as Berisha dhe as Basha.

Mirëpo ai është shprehur se Berisha mund të jetë një kandidat në garë, dhe pse jo fitues nëse e duan demokratët.

“Do të doja të ishte një person i tretë në këtë momente. E them këtë jo se nuk kam besim tek potencialet as të Berishës as të Bashës, por në fund të fundit është vota ajo që duhet të përcaktoj. Berisha mundet që të jetë një kandidat në garë, pse jo dhe fitues nëse demokratët e duan.

T’i bashkohen të gjithë PD për të shpëtuar nga kjo e keqe e madhe që është rilindja” tha Mziu në një intervistë për “Ora news”.

Zjarr Tv Ad