Xhelal Mziu: Nuk kam dalë në asnjë moment kundër Sali Berishës

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Xhelal Mziu thotë se gjatë përçarjes së Partisë Demokratike, nuk ishte kundër Sali Berishës, ndonëse ai mbështeti dhe vendosi t’i bashkohej grupit të Lulzim Bashës.

I pyetur në Abc Neës, Mziu tha se nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër Berishës.

“Absolutisht nuk kam dalë kundër Sali Berishës. Nuk kam bërë as ndonjë prononcim kundër, as ndonjë votë kundër. Kam qenë në PD dhe vazhdoj të jem. Mora pjesë se ishte një grupim i PD, që edhe sot nuk është i certifikuar”, u shpreh Mziu.

Mziu tha se nuk i intereson të vijojë beteja në gjykatë për statutin e PD-së.

“Unë nuk jam për të vazhduar më tej beteja. Nuk jam i azhornuar nëse do të finalizohet ankimimi”, tha ai.

Zjarr Tv Ad