Xhelozia e bashkëshortes e la jashtë “Big Brother Vip”, Lorik Cana dërgon kushëririn

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej banorëve të “Big Brother Vip”, është kushëriri i futbollistit shqiptar Lorik Cana.
E kemi fjalën për Granit Canën, bukuroshin nga Prishtina i cili në vetëm pak ditë ka filluar të turbullojë ujërat aty brenda.

Ai po përflitet sidomos për afrimitetin e tij me Fifin. Mirëpo, e gjithë pjesëmarrja e Granitit në “Big Brother Vip”, paska pasur një histori të vetën. Burime për mediat bëjnë me dije se ishte Loriku, ai i cili  ishte kontaktuar për tu futur në shtëpi, mirëpo prezenca e tij nuk u bë e mundur për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij.

Prandaj dhe futbollisti ka sugjeruar një Cana tjetër. Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta arrijë patjetër.

Përgjatë orëve të fundit të fillimit të show-t kudo në rrjet, u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës.

I kontaktuar më herët për mediat, Loriku tregoi se nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë reality show.

Big Brother është ndër formatet më të suksesshme në Shqipëri. I huazuar nga versioni Italian, reality-show pati një sukses më vete në vendin tonë.

Zjarr Tv Ad